Met Gala është eventi më i njohur i botës së modës, ndaj të gjithë VIP-at e ftuar kujdesen që të duken yje. Për ta parë drejtpërdrejt eventin, ka një mënyrë, sigurisht, falas dhe po ta tregojmë:
Mund ta shohësh në Vogue.com
Vogue ofron website të dedikuar për të parë Met Gala. Moderatorët e eventit do të jenë: La La Anthony, Chloe Fineman dhe Derek Blasger.
Kur do të zhvillohet?
Met Gala 2023 mbahet të hënën e parë të majit, pra sot, më 1 maj. Si gjithnjë, do të zhvillohet në Muzeun Metropolitan të Artit, në New York.
Cilët do të jenë në panel?
Çdo vit, Anna Wintour ndodhet në karrigen e panelit, si dhe moderon Met Gala-në. Këtë radhë, do t’i bashkohen edhe Michaela Coel, Dua Lipa, Penelope Cruz dhe Roger Federer.
Cila do të jetë tematika?
Këtë vit, tematika e Met Gala është “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty” dhe i kushtohet pikërisht dizajnerit të Modës, Karl Lagerfeld, i cili ka kontribuar shumë në fushat e artit.
Ai ka krijuar dizajne fantastike nën emrin e: Chloé, Fendi, Chanel, si dhe për brandin e tij, Karl Lagerfeld.