ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Adidas paditet nga investitorët për marrëveshjen e Kanye West

by BllokuTV
01/05/2023
Reading Time: 2 mins read
383 16
0
Adidas paditet nga investitorët për marrëveshjen e Kanye West

Adidas është paditur nga investitorët, të cilët pretendojnë se firma dinte për sjelljen problematike të Kanye West vite përpara se të përfundonte partneritetin e tyre.

nvestitorët pretendojnë se Adidas nuk arriti të kufizojë humbjet financiare dhe të marrë masa paraprake për të minimizuar ekspozimin e tyre.

Gjigandi i veshjeve sportive i dha fund bashkëpunimit me stilistin dhe reperin, i cili njihet si Ye, vitin e kaluar pas komenteve antisemitie që ai bëri në media sociale.

RELATED STORIES

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024

Në përgjigje ndaj investitorëve gjithsesi, Adidas tha: “Ne i hedhim poshtë këto pretendime të pabaza”.

Kompania shtoi po ashtu se “do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur veten fuqishëm kundër tyre”.

West vetë nuk është palë në padi. Reperi projektoi një linjë atletesh jashtëzakonisht të suksesshme nën markën Yeezy për Adidas.

Që atëherë, Adidas pranoi se mund të humbiste deri në 700 milion euro, pasi i kishin mbetur qindra miliona euro produkte të pashitura Yeezy.

Tetorin e kaluar, kur kompania i dha fund bashkëpunimit, u bë me dije se Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër gjuhe të urrejtjes.

“Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-s kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë”.

Megjithatë, investitorët që ngritën padinë në SHBA kundër kompanisë të premten pretendojnë se Adidas dinte për sjellje të tjera të dyshimta nga West, duke pretenduar se ishte diskutuar nga ish-shefi ekzekutiv Kasper Rorsted si dhe nga menaxhmenti tjetër.

Wall Street Journal publikoi detaje të një takimi të supozuar në vitin 2018, kur Adidas diskutoi lidhur me sjelljen e West.

Raporti pretendonte se drejtuesit e lartë folën për mënyrën se si të zbusin rrezikun e ndërveprimit të stafit me të, si dhe kompania që mund të ndërpresë lidhjet me reperin.

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro