fbpx
Ad imageAd image

Mëngjesi i shpejtë dhe i shëndetshëm përmban vetëm tre përbërës!

Blloku min lexim

E kemi thënë me dhjetra herë që mëngjesi është vakti që nuk duhet të shmamgim kurrë. Nëse akoma nuk jeni të bindur për këtë, të jeni të sigurt që simptomat e dëmtimit të stomakut apo organeve të tjera jetësore do të nisin më vonë. Sepse po, kaq i rëndësishëm është mëngjesi!

Ndoshta jeni të apasionuar pas gjumit dhe çoheni nga shtrati vetëm kur bie alarmi i fundit. Eh, në të tilla raste e dimë fare mirë që justifikimi është “nuk kam kohë të ha”. Mund të duket e përshtatshme për ju, por një arsye e tillë nuk vlen pothuajse aspak. Pse?

- Advertisement -

Recetat për vaktet e shpejta janë të pafundme dhe e njejta gjë vlen edhe për mëngjesin. E vërtetë: ju mund të mendoni se po flasim për ushqime jo të shëndetshme, por ja që gaboheni. Me vetëm tre përbërës, ju mund të përgatisni një vakt që do t’ju kursejë kohë e do të ndihmojë organizmin të jetë plot energji.

Kështu që, merrni një fetë bukë (integralja apo e zeza do të ishte ideale) dhe lyjeni me gjalp kikiriku. Shtoni feta bananesh, dhe mos harroni të shpërhapni edhe disa fara susami mbi bukë.  Bananja do t’ju japë ndjesinë e ngopjes, edhe pse efekti real vjen nga gjalpi i kikirikut. Për dy minuta përgatitje, ju do t’i falni trupit energjinë e nevojshme për pjesën e mbetur të orëve, deri në mesditë. Po, kaq e thjeshtë është!

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock