Prej disa vitesh, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka thyer rekorde dëgjueshmërie.
Së fundmi mediat boshnjake, përfshirë Nezavisne novine dhe Klix kanë theksuar një element interesant të identitetit të saj: prejardhjen boshnjake.
Dua Lipa, e lindur dhe e rritur në Londër më 1995, ka rrënjët e saj të thella të lidhura me Ballkanin.
Prindërit e saj janë nga Kosova, ku të dy lindën në Prishtinë. Por çka ka tërhequr vëmendjen e veçantë në Bosnje dhe Hercegovinë është fakti që gjyshja e saj nga ana e nënës ka origjinë boshnjake.

 
			 
                                 
                             