fbpx
Ad imageAd image

“Më tha prostitutë”/ Mësueset në Vlorë rrihen në oborrin e shkollës: Do t’i shkul flokët

Blloku min lexim

Një ngjarje e paprecedente ka ndodhur në shkollën “Memo Meto” në Kuç të Vlorës, ku dy mësuese janë konfliktuar jo vetëm verbalisht, por situata ka degjeneruar edhe në dhunë fizike. Ka qenë emisioni investigativ në Klan “Stop” që ka udhëtuar drejt fshatit Kuç të Vlorës në shkollën “Memo Meto” ku pak ditë më parë janë zënë dy mësuese verbalisht dhe fizikisht.

- Advertisement -

Blerina Muça, mësuesja e Bio-Kimisë, tregon se ka pasur një debat me një koleg të shkollës. Debati, sipas saj është regjistruar nga mësuesja e Anglishtes Irma Yzeiraj, e cila e ka kërcënuar me publikimin e videos.

Më pas, mësuese Blerina thotë se është bullizuar dhe ofenduar vazhdimisht nga kolegia Irma për faktin që sipas tij, ngaqë kolegia “mban syze optike është beqare”, apo duke e akuzuar për raporte intime me persona të ndryshëm.

- Advertisement -

Ke shkuar me shoferin e autobusit”, “je qorre”, “je e shëmtuar”, “të ka lënë Zoti të shëmtuar”, “je beqare”. Gjatë gjithë kohës në momentin kur më gjente vetëm, vinte së bashku me Lindita Idrizin, të dyja bashkë dhe krijonin situata ofenduese kundrejt meje. Fjalët më të rënda, “prostitutë”, “shet drogë”, “je e droguar”, “nuk të do familja”, tregoi ajo.

Një debat i nisur në furgonin e transportit ka shkuar në pikën që në ambientet e shkollës mësuese Irma e ka kapur nga flokët Blerinën dhe i ka thyer syzet.

- Advertisement -

Mësuese Blerina: Më jep lekët e syzeve!

Mësuese Irma: Moj, do të marr zvarrë! Do të thyej telefonin!

Mësuese Blerina: Do më thyesh telefonin? Mbush ti moj?

Mësuese Irma: Bëj video!

Mësuese Blerina: Ashtu më ke bërë dhe ti.

Gjatë konfliktit kanë qenë prezentë nxënësit dhe drejtoresha e shkollës. Në fakt, ky konflikt është mbajtur brenda shkollës dhe nuk është çuar as në ZVA dhe as në DRAP.

Drejtoresha: Blerina të të jap lekët dhe të blesh syzet?

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock