fbpx
Ad imageAd image

Më të dashuruar se kurrë krah njëri-tjetrit, vajza e politikanit bën dedikimin e veçantë për Mozzik (FOTO)

Blloku min lexim

Mozzik dhe Lotina Haziri që ditën që vendosën të konfirmonin lidhjen e tyre të dashurisë, ata nuk i fshehin më daljet së bashku apo edhe dedikimet romantike për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Lotina ka bërë një dedikim të veçantë për reperin e njohur, teksa ka ndarë edhe disa foto tek shihen të lumtur e më të dashuruar se kurrë.

- Advertisement -

“Askush si ti në këtë botë”, ka shkruar ajo krahas fotove me Mozzik.

Ndërkohë kujtojmë se ishte këngëtari ai i cili konfirmoi lidhjen me Lotinën, duke u shprehur gjithashtu se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.

- Advertisement -

Reperi i njohur, i cili ka një vajzë Hanën me ish-partneren, Loredana, tregoi se i ka shkruar prej kohësh vajzës së deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri.

Pasqyron një pëlqim timin të vjetër”, rrëfeu Mozzik, teksa fliste për ndjenjat që ka për 25-vjeçaren.

- Advertisement -

Ai u shpreh se ndihet shumë i lumtur dhe se gjërat mes tyre kanë ardhur në mënyrën më të bukur.

 “Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër.

Më pas jemi takuar live dhe siç kanë ardhur ujërat e jetës. Po kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë. Vetëm kanë ardhur. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë. Tani dal ngadalë do të jetoj në Gjilan”, u shpreh Mozzik.

Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock