Ka nisur mbrëmjen e sotme spektakli i madh i Big Brother VIP 3. Programi ka startuar me marrëdhënien e krisur mes Meritonit dhe Romeos.
Dy shok që nga jashtë sollën një shoqëri të ngushtë duket se brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri marrëdhënia e tyre nuk po shkon ashtu siç duket.
Meritoni gjatë fjalës së tij është shprehur se ndihet i tradhtuar nga Romeo, ndërkohë që ky i fundit e ka hedhur poshtë raportim me shokun e tij.
Pjesë nga biseda:
Romeo: E kemi parë të gjithë pse gjërat kanë shkruar deri këtu. Unë jam munduar t’i qëndroj në krah Meritonit sepse nisemi që jashtë. Për shkak të lojës njeriu mund të bëjë 2-3 lëvizje por s’mund të shkosh deri në atë gradë siç shkon Meritoni. Marrëdhënia jonë është krisur në momentin kur Meritoni më uli për të ngritur dikë tjetër. Vijon më keq kur ngacmoi të dashurën time, më pas familjen time. Unë nuk e kam cënuar kurrë marrëdhënien që ai kishte me Ilinisës.
Ai ka ngacmuar Sarën dhe Bardhin, nuk e linte rehat, po flas për sulme. Ka ngacmuar Heidin, janë të dyja të dashurat e shokëve. Në momentin që ka gjetur këtë formë për të zgjatur qendrimin e tij në shtëpi, janë disa gjëra përtej lojës. Unë nuk e kuptoj deri ku shkon njeriu për të qëndruar pak më shumë në shtëpi.

 
			 
                                 
                             