Ky mesazh ka bërë që disa ndjekës të mendojnë se ai mund të jetë një apel për rikthim ndaj Chiara Ferragni-t.
Fedez publikoi një mesazh të koduar në rrjetet sociale që ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka ngritur pyetje për marrëdhënien e tij me Chiara Ferragni-n.
Më 20 gusht, ai postoi në Instagram disa fotografi nga pushimet e tij në Sardenjë. Njëra nga këto fotografi e tregon atë duke përqafuar fëmijët e tij, Vittoria, Leone dhe Silvio, dhe është shoqëruar me një mbishkrim dhe një këngë të grupit Blink-182, i cili është një nga grupet e preferuara të këngëtarit.
Mbishkrimi përmban këto fjalë:
Mos humb kohë për mua. Ti je tashmë zëri brenda kokës sime…(Më mungon, më mungon).
Ky mesazh ka bërë që disa ndjekës të mendojnë se ai mund të jetë një apel për rikthim ndaj Chiara Ferragni-t, e cila aktualisht ndodhet në Korsikë me motrën e saj Valentina dhe një grup miqsh, pas disa ditësh në Greqi me fëmijët.