Dy banorët e Big Brother Vip Kosova, Blero Muharremi dhe Linda Halimi kanë “shpërthyer” në akuza dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Këngëtarja akuzoi Bleron rreth 3 ditë më parë se i kishte ofruar të shkonin bashkë në dhomën e hotelit ku ajo ishte akomoduar, artisti u shpreh gjatë spektaklit të mbrëmshëm (13 nëntor) se kjo është shpifje dhe gënjeshtër.
Blero u shpreh se Linda Halimi nuk hyn tek fermat që ai preferon, ndërsa e quajti “të pamoralshme dhe psikopate”.
Por Linda Halimi insistoi në akuzën e saj se këngëtari e kishte ngacmuar seksualisht kur ishte i martuar me Teuta Krasniqin, rreth 13 vite më parë.
Pjesë nga debati:
Blero: Kjo tha një shpifje, një gënjeshtër
Linda: Nuk është shpifje aspak
Blero: Nuk je tek femrat që unë preferoj, as tani dhe jo më atëherë. Kjo është një gënjeshtër e pastër. E dimë kush është Linda.
Linda: S’mund të më thuash mua e pamoralshme, kur ti je i pamoralshëm vetë që ke kërkuar para disa viteve
Blero: Ti vetëm fjalën moral mos e përmend, nuk të tako
Linda: As ty aspak! Ti vetë i ke duart e pista
Blero: Të ka rënë të jemi bashkë në një format, e kemi pranuar. Ti e di shumë mirë para shumë viteve që ke ardhur në studio tek unë, të kam ndihmuar.
Blero: Nuk dua të diskutoj me një njeri të pamoralshëm dhe psikopat si kjo.
Linda: Se kam pasur kurrë nevojën e ndihmës tënde.
Blero: Më vjen keq që një njeri duhet të arrij në këtë nivel për të shpëtuar veten. Shpresoj që Linda të përmirësohet dhe të mos gënjejë e shpif. Ke familje, me burrë e krejt, po kjo është një gënjeshtër e kulluar.
Linda: Nuk është gënjeshtër.
Blero: Ose unë, ose kjo në shtëpi