Ylli i muzikës pop, Madonna së fundmi ka shpërthyer në lot teksa po performonte në skenë gjatë turneut të saj “The Celebration Tour” në Amsterdam. “SIDA mori jetën e shumë njerëzve të mi të dashur”, Maddona shpërthen në lot gjatë koncertit ndërsa kujton ditën ndërkombëtare të virusit vrastar
Ajo u emocionua pasi kujtoi nënën e saj dhe miqtë e që humbën jetën nga SIDA, shkruan DailyMail.
“Do të kisha prerë krahët e mi nëse do të kisha gjetur një shërim që ata të jetonin”, tha 65-vjeçarja.
Ndërsa vazhdoi: “Sot është Dita Botërore e SIDA-s. E dini këtë? Është e rëndësishme për të gjithë? Kur erdha për herë të parë në New York, pata fatin që në fund të fundit u takova dhe u bëra mike me kaq shumë artistë të mahnitshëm … dhe, pastaj, një ditë, njerëzit filluan të sëmureshin dhe askush nuk mund të kuptonte se çfarë po ndodhte”.
Në një moment Madonna iu tha fansave të saj se sa me fat janë ata që janë gjallë dhe po jetojnë jetën.