Shefi i famshëm i kuzhinës, Gordon Ramsay ka pësuar një aksident me biçikletë në Connecticut. Lajmin e bën vetë të ditur vetë personazhi televiziv, përmes një video të postuar në Instagram.
Ai shprehet se pësoi një aksident të keq që jo vetëm se e ka lënë të dëmtuar, por gjithashtu dhe të tronditur.
Në pamje shefi tregon një pjesë të barkut e brinjëve të që janë mavijosur rëndë për shkak të dëmtimeve të marra.
Ramsay shprehet se gjithçka po shkon mirë e se fatmirësisht nuk ka fraktura, e ka qenë helmeta në kokë ajo që e ka mbrojtur.
“Kam një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë baballarët …VËSHNI NJË HELMETE! Këtë javë pata një aksident shumë të keq teksa ngisja biçikletën në Konektikat. Unë jam mirë dhe nuk kam thyer kocka ose kam pësuar ndonjë lëndim të madh, por jam pak i mavijosur duke u dukur si një patate vjollcë. Unë jam mirënjohës për të gjithë mjekët, infermierët dhe stafin në Spitalin Lawerence + Memorial në New London që u kujdesën për mua dhe më kontrolluan, por shumë mirënjohës për helmetën time që më shpëtoi jetën. Gëzuar ditën e babait dhe ji i sigurt “, shprehet ai.


 
			 
                                 
                             