Modelja, Adriola Dushi dhe këngëtari Capital T janë në qendër të vëmendjes nga mediat, kjo pasi përflitet prej kohësh për lidhjen e tyre të dashurisë dhe pavarësisht se të gjithë tashmë janë të bindur për vërtetësinë e saj, dyshja asnjëherë nuk e ka pohuar.
Së fundmi, Adrola ka qenë e ftuar në një intervistë ku padyshim që u “ngacmua” edhe për këtë pjesë.
“Sigurisht që më pëlqejnë trimat edhe patjetër që nuk mund të ishte ndryshe pa një trim në krahë”, tha modelja duke qeshur dhe me batutë.
Në këtë rast fansat janë të bindur se ajo i është referuar emrit të vërtetë të reperit, i cili quhet Trim Ademi.Kjo ishte një nga deklaratat më të përafërta që mund ta quajmë si një konfirmim indirekt.