Aksditen e djeshme, Elvisi Myrta dhe Erdit Myrta kanë qenë të ftuar në ‘Ftesë në 5’, në Top Channel, aty ku kanë rrëfyer kujtime nga fëmijëria dhe detaje nga raporti i tyre si vëllezër.
Ish-banori i “Big Brother VIP 3” mes të qeshurash ka treguar se arsyeja kryesore e zënkave mes dy vëllezërve, kanë qenë rrobat të cilat ai ja merrte shpesh vëllait.
Më tej në intervistë, gazetari i njohur ka treguar se me aktorin e njohur, Donald Veshajn, gëzon një miqësi të ngushtë dhe takohen shumë shpesh tashmë.
“Me Donaldin takohemi 1 herë në 2 ditë, kemi folur për lojën e Romeos, se si duhet ta bëjë më mirë”, u shpreh Lisi. Kujtojmë se eksperienca e Lisit në edicionin e tretë të “Big Brother VIP” u mbyll disa ditë më parë, pas vendimit për të çuar në nominim Heidi Bacin, Romeo Veshaj dhe Lisin përmes kutisë së Pandorës nga Graciano Tagani.

 
			 
                                 
                             