Këngëtari Bardhi ka njoftuar se tashmë edhe në mënyrë zyrtare nuk është më nën menaxhimin e Jetmir Agajt. Në një postim në Instastory ai ka shprehur mirënjohjen për vitet e punës që kanë patur bashkë prej fillimit të tij të karrierës, por shton se tashmë është një artist i pavarur që do të vazhdojë me projektet muzikore, normalisht.
“Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirës! Prej sot desha t’ju lajmëroj se unë nuk jam më nën menaxhimin e SBS dhe Jetmir Agajt. Si artist, dua t’i falenderoj për kontributin e tyre në karrierën time prej ditës së parë. Rrugëtimi im vazhdon si artist i pavarur me të njëjtin pasion dhe vullnet për muzikën. Shihemi së shpejti me projektet e reja“, shkruan Bardhi.

