Masakra në Universitetin e Pragës ku mbetën 15 të vdekur dhe u plagosën shumë të tjerë, ka tronditur mbarë rrjetin.
Në rrjet kanë qarkulluar foto dhe video nga momentet pas sulmit, ku një grup studentësh fshihen nga autori duke dalë në parvazin e një prej dritareve të godinës.
Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre ndërsa autoritetet kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.
Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit është atraksioni kryesor për turistët.\
Students hiding on ledge during mass shooting at Charles University in Prague pic.twitter.com/2LqVA2gm2M
— BNO News (@BNONews) December 21, 2023