fbpx
Ad imageAd image

Mariah Carey thyen rekordin me këngën e Krishtlindjeve, Zbuloni top 5-shen me më shumë klikime

Blloku min lexim

Këngëtarja e njohur, Mariah Carey ka rikonfirmuar vendin e saj si “Mbretëresha e Krishtlindjeve” duke thyer një tjetër rekord pikërisht në kohën e festave, më këngën e saj mjaft të famshme për Krishtlindje.Këngëtarja e “All I Want For Christmas Is You” ka riafirmuar edhe një herë vendin e saj në krye të top-listave të Spotify, duke thyer një rekord që i vendosi vetes vitin e kaluar. Me 23.7 milionë klikime, kënga ka kaluar rekordin e vitit të kaluar prej 21.2 milionë.

Kjo gjithashtu përputhet me rihyrjen e saj në vendin e parë në Billboard Hot 100, duke shënuar javën e 59-të të këngës në vendin e parë që kur u publikua për herë të parë në 1994. Shpërthimi i rekordeve vjen vetëm disa javë pasi dukej se ajo do të rrëzohej nga froni nga 79-vjeçarja Brenda Lee, e cila u rendit në vendin e dytë.

- Advertisement -

Ndërsa kënga “Jingle Bell Rock”, i cili u publikua për herë të parë në vitin 1957, zuri vendin e tretë. Përfundimi i top pesëshes shumë festive ishte Wham’s “Last Christmas”, publikuar për herë të parë në 1986 dhe “A Holly Jolly Christmas” nga Burt Ives, i cili u regjistrua në 1964. “Kur shkrova “All I Want For Christmas Is You”, nuk e kisha idenë absolutisht se çfarë ndikimi do të kishte kënga në mbarë botën. Jam shumë mirënjohëse që kaq shumë njerëz gëzojnë me mua çdo vit” u shpreh Carey për këngën e saj në vitin 2021.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock