fbpx
Ad imageAd image

Magjia e koncertit të Alban Skënderaj elektrizon Tiranën!

Blloku min lexim

Alban Skënderaj ka mbajtur këtë të enjte koncertin e tij “Motiv” në stadiumin “Air Albania”. Plot 25 mijë veta mbushën stadiumin dhe shijuan muzikën dhe zërin e këngëtarit të mirënjohur.

Si asnjëherë më parë një artist shqiptar bëri të mundur që në një kohë rekord të shesë gjithë biletat dhe të dhurojë një spektakël të tillë. Nga fillimi deri në fund për më shumë se 150 minuta këngëtari këndoi ‘live’ këngët e tij më të mira ndër vite.

- Advertisement -

Të gjitha të sjella në një mënyrë unike, shumë prej tyre të ndërthura bukur me njëra-tjetrën, bën që gjithë fansat e Albanit njëzëri me të, të këndonin këngët e tij.

Disa prej këngëtarëve me të cilët ka patur duete u ngjitën në skenë me të, si Capital T, Elgit Doda, etj. Moment shumë emocionues ishte kur në skenë Albani u ngjit me bashkëshorten e tij Miriam Canin, e cila i dedikoi disa fjalë të bukura zemra teksa shprehu lumturinë e madhe që ndjente për gjithë të pranishmit që kishin ardhur në stadium për njerun e saj të zemrës.

- Advertisement -

Prej 17 vitesh ata po jetojnë një histori të bukur dashurie, janë betuar para Zotit, janë bekuar me dy fëmijë, por nuk janë martuar zyrtarisht me letra dhe para 25 mijë fansave Albani i premtoi që ditën e shtunë ata do të ndërmarrin këtë hap dhe do të celebrohen.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO