Armaldo Kllogjeri është përballur me një debat të ashpër javën e kaluar me balerinën e tij profesioniste, Marianën.
Shkak për këtë debat është bërë një deklaratë e balerinës, në të cilën u shpreh se Armaldo është i dashuruar me Luizin dhe duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Maestros.
Armaldo ka shtuar se komentet në rrjetet sociale nuk janë aspak të këndshme, lidhur me këtë deklaratë.
Ditën e sotme, artisti i njohur ka vendosur të ndajë në profilin e tij të Instagramit, disa komente që i kanë ardhur nga përdoruesit e rrjeteve sociale, lidhur me këtë temë.
