Dj Dagz dhe Luiz Ejlli, kanë shkëputur totalisht marrëdhëniet mes tyre dhe është zbuluar arsyeja. Përmes një interviste mbrëmjen e kaluar, Dj Dagz ka folur më tepër rreth marrëdhënies së tij me fituesin e ‘BBV2’ Luiz Ejlli, ku dhe shpjegoi arsyen pse e fshiu prej rrjeteve sociale.
Dagz ka qenë banor i shtëpisë së BBV1, dhe në asnjë moment nuk ka munguar mbështetja e tij ndaj Luizit, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.
I ftuar në emisionin “Canape.t7”, Dagz është shprehur se i ka inat njerëzit që bullizojnë dhe për këtë arsye ai është larguar nga Luizi. Ky i fundit është “tallur” me shtatzëninë e Einxhel, dhe siç duket Dagz nuk e ka pritur fare mirë.
“Nëse ndonjëherë në jetë kam komentuar ka qenë për çështje kombëtare dhe jo të komentoj për gra shtatzënë. Ajo çfarë do të kisha bërë është me i uru Kiarës shtatzëninë më të lehtë në botë”, u shpreh ai.