fbpx
Ad imageAd image

Luana ndahet nga lidhja shumëvjeçare me Krenar Çoçajn!?

Blloku min lexim

Luana Vjollca i është rikthyer muzikës. Moderatorja sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lumi B të titulluar “Atë natë”. Kënga i dedikohet ndarjes dhe historive të mbyllura e mesa duket, pas saj qëndron edhe diçka tepër personale. Në të vërtetë, Luana ka ndarë para pak ditësh disa postime ku e ka konfirmuar diçka të tillë. Më në fund, është zbuluar edhe se çfarë ka nënkuptuar me këtë.

Sipas burimeve ekskluzive, moderatorja i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn. Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë. Burimet nuk shpjegojnë cila ishte arsyeja që i dha fund lidhjes disavjeçare dhe pak gjasa ka që ta mësojmë nga vetë Luana që ka qenë gjithnjë shumë hermetike lidhur me jetën private.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO