fbpx
Ad imageAd image

Lila flet për vrasjen e të ëmës: Isha e mitur, numëroja ditët për…

Blloku min lexim

Këngëtarja Elsa Lila, pasditen e sotme në Ferma Vip, gjatë një bisede me Albano Bogdon, ka folur për fëmijërinë e saj ku ceku dhe vrasjen e të ëmës.

Ajo tha se atë kohë ishte 15 vjeç dhe se numëronte ditët që të mbushte 18 në mënyrë që të hapte procesin gjyqësor.

- Advertisement -

“Të jetojë njeriu për të mbushur 18 vjeç. Unë isha 15 vjeçe dhe numëroja, ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 të hapja procesin. Unë që në moshën 18-vjeçare kam marrë avokat penalist, e di pse? Për mamanë time.”, tregoi ajo.

Fëmijëria Elsës u trondit kur ajo humbi nënën e saj, violinisten Eva Vishaj në vitin 1997, viti i trazirave të mëdha. E ëma e Elsa Lilës u qëllua me plumb në kokë. Si autor i dyshuar i kësaj vrasjeje u akuzua Albenc Ago. Eva Vishaj punonte si kameriere në lokalin “Juna”, që ndodhej në cep të parkut Rinia dhe në afërsi të godinës kur dikur ndodhej Ministria e Mbrojtjes.

- Advertisement -

Eva Vishaj ishte e divorcuar dhe jetonte me fëmijët në një apartament me qira në afërsi të rrugës “Bardhyl”. Familjarët  saj mësohet se kishin njohje me pronarët e lokalit duke i mundësuar edhe Evës punësimin në këtë biznes.

Ndërsa motivi i vrasjes së saj nuk u zbulua asnjëherë plotësisht. Kjo vrasje shënjoi edhe vetë jetën e Elsa Lilës e cila pas triumfit në festivalin e RTSH-së, u largua drejt Italisë për të vijuar jetën dhe karrierën drejt Italisë, ku kulmin e saj e arriti me pjesëmarrjen në Sanremo

- Advertisement -
Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO