Gazetat print dhe revistat në vitet e fundit kanë pësuar një krizë të madhe për shkak të avancimit të teknologjisë. Kjo krizë është ndjerë në të gjithë botën, por më shumti në Shqipëri ku duhet ta pranojmë se një nga faktorët kryesorë është se “ne përtojmë të lexojmë”.
Ndikimi i medias në jetën e përditshme është shumë më i lartë se 20 vjet më parë, por kanalet e komunikimit kanë ndryshuar ndjeshëm. Në fillim të viteve 2000, ishin televizionet ato që morën stafetën e informimit të publikut, duke i dhënë goditjen e parë (të lehtë) medias së shkuar. Vitet e fundit është interneti, ai që për shumëkënd, sidomos brezin e ri, është mjeti kryesor i informimit, duke i dhënë goditjen përfundimtare gazetave. Ndërsa kjo është një tendencë e pashmangshme në të gjithë botën, madje te ne është me pak vonesë, forma se si media e shkruar shqiptare po përballet është disi e ndryshme nga shtypi i huaj.
Ky i fundit që po bëhet gjithnjë e më analitik, ndërsa një pjesë e madhe e gazetave të përditshme vendase janë kthyer thjesht në informative, duke u përqendruar në lajme për prona, legalizime, apo pensionet, informacione që u interesojnë kryesisht një brezi të vjetër, apo dhe lajme që janë konsumuar një ditë më parë nga televizionet, mediat online, që po shtohen me shpejtësi, apo dhe rrjetet sociale.
Revistat për modën, për shëndetin si “Revisata Class”, Revista “Shëndeti” e të tjera janë ajo që po arrijnë të mbijetojnë, pasi përmbajnë tema që lexuesi i konsideron me interes. Ndërsa së fundmi është shtuar mes të tjerave edhe revista “Newsbomb” e cila ka më shumë natyre investigative.
Le të themi se këto lloj revistash po mbijetojnë edhe më mirë se gazetat e mbetura në treg ku përmendim “Gazeta Panorama”, “Dita”, Gazeta Sot, Gazeta Shqiptare, Gazeta Fjala.
Këtu kemi përmendur vetëm disa, por sërish në Shqipëri janë një sërë revistash e gazetash në vend që po mbijetojnë. Por, sërish mbetemi shumë më dobët dhe drejt zhdukjes totale në raport me vendet e tjera.
Dhe vjen për disa sa shkaqe. Ku së pari të rinjtë preferojnë të marrin informacion përmes Google dhe Facebook. Dhe problemi është se këto platforma vetëm riprodhojnë lajme të marra nga gazetat. Në këtë pikë faj kanë edhe gazetarët që i japin informacionet dhe artikujt tyre free. Ligjvënësit duhet të thonë fjalën e tyre. Kompanitë shumë-kombëshe nuk mund të bashkojnë lajme, e t’ua servirin publikut. Por edhe konsumatori duhet të bëjë të tijën, duke mbështetur produktet cilësore, sepse në një treg të lirë, fjalën e fundit e thotë gjithnjë ai.
Në Shqipëri publikua e ka humbur pothuajse fare kulturën që të marrë një informacion të thelluar, ku mbase i duhet të lexoj më shumë, por vjen direkt nga burimi dhe është i konfirmuar si informacion.
Kjo është një nga arsyet pse revistat e modës dhe shëndettit janë në situatë më të mirë se gazetat informative.
Nga ana tjetër goditja e fundit për median e shkruar në Shqipëri vjen nga qeveria. Gazetat dhe Revistat nuk marrin asnjë subvencionim nga qeveria, përkundrazi në vitet e fund po iu cungohet mundësia për të marrë informacione dhe janë më pak të sigurta për publikimet që bëjnë.
Ndryshe ndodh në vende të tjera të botës, si Amerikë apo Francë, ku gazetat dhe revistat vazhdojnë të marrin qindra miliona euro subvencione nga shteti çdo vit, pavarësisht se janë në pronësi të miliardereve. Kjo ndihmë e madhe supozohet të nxisë demokracinë por kritikët argumentojnë se po krijon një media të nënshtruar.
Edhe pse ekziston mundësia që revistat apo gazetat të cilat marrin dhjetëra miliona euro çdo vit nga fondet e qeverisë, do jenë më pak të predispozuara të bëjnë punën e tyre për t’i kërkuar llogari qeverisë.
Ndërsa pika tjetër ku po kapen fortë mediat e shkruara dhe që po i ndihmon ato të mbijetojnë janë reklamat. Që shpesh herë në Shqipëri e kthejnë një media në klientelizëm.
Gjithsesi, në çdo pikë që përmendëm, rolin kryesor e luan lexuesi dhe fakti se etja për të lexuar në letër informacion të bollshëm, po shuhet gjithmonë e më shumë.