Ndërkohë që na ndajnë vetëm dy javë nga finalja e madhe e 25 majit, gara sa vjen dhe bëhet me e “egër”.
Sot në nominim gjenden Françeska, Erjola, Heidi dhe Roza dhe njëra prej katër banoreve do të largohet.
Por nuk do të jetë vetëm një banor që do të largohet pasi vetëm pak minuta më parë, Ledioni njoftoi banorët se sonte do të ketë një televotim të dyfishtë!
Ndërkohë që Romeo është në finale, të gjithë banorët e tjerë gjenden të rrezikuar për të hequr përfundimisht dorë nga çmimi i madh.