fbpx
Ad imageAd image

Lakra e kuqe, tri herë më shumë vlera ushqyese sesa e bardha

Blloku min lexim

I thonë Lakra e Kuqe, por në të vërtetë ngjyra e saj është një vjollcë e thellë e ndezur, shija e së cilës të befason qiellzën. Lakra e kuqe është pjesë e tryezës sonë, jo vetëm për festa. Nëse mendoni që lakra e kuqe me lakrën e bardhë ndryshojnë vetëm nga ngjyra, ta dini se gaboheni rëndë. Lakra e kuqe është nga ato perime që është e shijshme kur hahet e gjallë ose e gatuar.

Lakrën e kuqe mund ta hamë në sallata, mund ta gatuajmë më avull apo ta përziejmë në një pjatë me perime të tjera. Fibra që gjendet tek lakra e kuqe njihet për punën e shkëlqyer në parandalimin e konstipacionit dhe rregullimin e sistemit tretës. Lexoni më poshtë listën e përfitimeve fantastike që merrni nga lakra e kuqe, e cila kultivohet me sukses në shumë rajone të Shqipërisë.

- Advertisement -

Lakra e kuqe apo lakra e bardhë?


Të dyja lakrat janë të mira për shëndetin e njeriut, por lakra e kuqe është më e fuqishme në aspektin shëndetësor. Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind. Besoje ose jo, lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokajt. Për më tepër, lakra e kuqe është nga ato të pakta perime me nivelin më të ulët të mbetjeve të pesticideve në lëkurën e saj.

- Advertisement -

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë. Kjo e fundit ka dy herë më shumë vitaminë K se sa lakra e kuqe. Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

Fuqi shtesë për sistemin imunitar
Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën C, një antioksidant i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar. Ajo stimulon qelizat e bardha duke krijuar një sistem të fortë mbrojtës në organizmin tonë. Sistemi imunitar është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj raportit të oksidantëve dhe antioksidantëve, duke qenë se prodhimi i pakontrolluar i radikaleve të lira, mund të dëmtojë sistemet e mbrojtjes

- Advertisement -
Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO