fbpx
Ad imageAd image

Lajm i mirë për shqiptarët e Kosovës, Italia njeh patentat

Blloku min lexim

Italia ka njohur patentat e shqiptarëve të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ministrja tha se marrëveshja është nënshkruar ditën e sotme, 10 korrik.

- Advertisement -

“Sot në Romë u nënshkrua marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Itali. Ky hap shënon një arritje të madhe dhe të shumëpritur për mërgatën tonë në Itali. Pas njohjes së patentë shoferëve edhe me Gjermaninë, ky sukses prek drejtpërdrejt jetën e mërgimtarëve tanë, duke lehtësuar lirinë e lëvizjes dhe përmirësuar mundësitë e punësimit dhe të bërit biznes,” shkruan Gërvalla.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi pas 60 ditësh.

- Advertisement -

“Kjo marrëveshje ndërshtetërore do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh dhe është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur mërgatën tonë gjithandej botës, e cila është pjesë e çmuar dhe e pandarë e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës,” ka thënë ministrja Donika Gërvalla.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock