fbpx
Ad imageAd image

“Kush je ti që më tregon çfarë të besoj?”, Zhaklina ‘shpërthen’ ndaj studiuesit: Fetë janë të errëta 

Blloku min lexim

Aktivistja Zhaklin Lekatari e ftuar në një emision televiziv, foli për besimin e shqiptarëve në fe dhe gjatë argumentimit të saj pati edhe një debat me studiuesin Ergys Mërtiri. Lekatari tha se vetëm 3% e shqiptarëve janë të deklaruar si praktikues të fesë së tyre ndërsa tha se duhen parë edhe anën e errët të feve, të cilat sipas saj mund të jenë edhe një e keqe e madhe.

“3% e shqitparëve janë deklaruar si praktikantë. Atë aktrimin nga komunizmi e kemi trashëguar edhe sot si në besim apo mosbesim në fe. Ne flasim sesa na mbush me dashuri besimi në Zot por nuk flasim për anën e errët të feve. Për mënyrën sesi e kanë ndikuar jetën tonë.

- Advertisement -

Mendoj se fetë mund të jenë një e keqe e madhe. Kanë të mirat e veta por kanë edhe të këqijat e veta. Nuk mendoj se vlerat morale duhet t’i kem të trashëguara nga feja. Mendoj se në qendër duhet të jetë jeta, jo Zoti apo feja”, tha Lekatari.

Kjo solli edhe reagimin e Mërtirit i cili tha se Lekatari duhet të jetë më e kujdesshme kur del në përfundime për fetë.

- Advertisement -

Pjesë nga debati në studio:

Lekatari: Unë nuk mendoj se unë në vitet që jam rritur si fëmijë kam qenë e varfëruar sepse nuk kam pasur dikë për t’u rrëfyer

- Advertisement -

Mërtiri: Ajo që po mundohem të them është mos ndoshta ke disa paragjykime? Pyetja ime është nga i nxjerr ti përfundimet kur flet për fetë, nga cili burim apo literaturë, sepse ngatërron priftin me fetën.

Lekatari: Nuk ngatërrova as priftin dhe as fenë, të njëjtën literaturë si ju kam lexuar edhe unë. Unë flas si mosbesimtare

Mërtiri: Unë nuk pretendoj pagabueshmërinë, por mënyra sesi e parashtron ti, ana e errët e religjionit…

Lekatari: Ky është besimi im, unë iu ndërpreva juve? Nuk thashë asnjë të vërtetë të gdhendur në mur, por perceptimin tim.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO