Miqësia e Olta Gixharit dhe Eni Shehu mesa duket është krisur dhe shkak është bërë pjesëmarrja e tyre në “Dancing with the Stars”, ku aktorja është anëtare e jurisë dhe aktori konkurrent në këtë spektakël. Teksa po zhvillonin prova, Eni “thumboi” miken e tij, ndërsa i tha balerinës se Olta nuk di se çfarë thotë kur eksitohet.
Rreth këtyre komenteve ka reaguar vetë Olta mbrëmjen e djeshme, e cila e acaruar nga fjalët e mikut të saj tha se nuk e priste një koment të tillë nga ana e tij pasi ajo nuk i ka ofenduar por thjeshtë ka dhënë komentin që i takon për pozicionin që ka në këtë konkurs kërcimi.
Pjesë nga debati:
Olta: Nuk më pëlqeu fare ajo që kishe thënë. Nuk keni se si kaloni në ofendime personale sepse unë herën e shkuar nuk ju ofendova aspak. Vetëm thashë që Eni kërceu pak dhe mbajti më shumë Odetën. Mendoj që për pozicionin që kam më takon të jap opinionin tim.
Eni: Kur eksitohesh flet përçart jo ti por çdo njeri. Herën e kaluar ne kemi pasur një rumba shumë sensuale dhe ky ishte komenti im, nuk besoj se ishte problem fjala eksitoj.
Olta: Jo, nuk më erdhi mirë fjala që the “ajo flet përçart”. Këtë nuk pres nga askush dhe aq më pak nga ty. Ti e din shumë mirë që unë nuk flas përçart, e para për pozicionin që kam këtu dhe e dyta sepse jam shumë kompetentë për gjërat që them dhe nuk thamë asnjëherë budalliqe.
Eni: Të kërkoj ndjesë nëse e ke marrë për budalliqe. Ishte më tepër një batutë duke iu referuar gjendjes së eksitimit dhe nuk din se çfarë nxjerr nga goja.
Olta: Nuk jemi në kafe bashkë që mund t’i lejojmë vetes të themi çdo lloj gjëje. Megjthatë e pranoj ndjesën.