fbpx
Ad imageAd image

Kur do të fillojë “BB VIP 3”? Vjen sinjali nga Sara Hoxha

Blloku min lexim

“Big Brother Vip 3” do të nisë së shpejti dhe Top Channel ka nisur nga puna për ndërtimin e shtëpisë. Ndërsa pritet të zbulohen një nga një edhe emrat që do të jenë pjesë e formatit.

- Advertisement -

Ndonëse disa emra kanë nisur të lakohen që tani në portale, ende është herët për të konfirmuar të gjithë personazhet VIP që do të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Megjithatë, Sara Hoxha ka postuar sot një foto në llogarinë e saj, nga e cila duket qartë shtëpia në ndërtim e sipër në ambientet e Top Channel. Çka na jep sinjalin se na ndan dhe pak kohë nga nisja e spektaklit.

- Advertisement -

Ndërkohë, edhe emrat e parë të personazheve që mund të jenë pjesë e këtij formati kanë nisur të përmenden. Nga programi “Shqipëria Live”, janë përmendur; Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku, por edhe disa personazhe nga emisioni “E Diell”.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO