fbpx
Ad imageAd image

“Kujdes në marrëdhëniet erotike në punë”/ Astrologia bën parashikimin për ditët e fundit të nëntorit

Blloku min lexim

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka bërë parashikimin për 3 ditët e fundit të muajit nëntor, për të gjitha shenjat e horoskopit.

Sipas Shehut, shenjat më me fat janë Peshorja dhe Shigjetari, ndërsa me më pak fat është shenja e Binjakëve.

- Advertisement -

Dashi – 4 yje

Dashët ndahen nga një dashuri e vjetër dhe futen në një dashuri të re. Romancë, pasion, natë pasionante, tradhtia, por që janë të bukura. Këto tre ditë bëhet loja dhe vendosim çfarë do mbajmë këtë vit, çfarë do shtyjmë për vitin tjetër, por gjithë loja luhet në aspektin erotik dhe ekonomik për Dashët.

- Advertisement -

Demi – 2 yje

Demët do kenë kujdes në marrëdhëniet erotike në punë ose në investimet që do bëjnë me punën sepse kjo javë mund të premtojë shumë, por nuk del atje ku duhet. Pra, nuk ju jep atë investim të mirë që kërkojnë ose atë qetësi shpirtërore në lidhje me punën dhe me shëndetin.

- Advertisement -

Binjakët – 1 yll

Janë me 1 yll sepse janë të vetmit që do ta përjetojnë dashurinë shumë në vështirësi. Do tradhtohen, do tradhtojnë, por edhe një problem ligjor sikur shkon edhe vjen, e nuk është aq pozitiv këtë javë për Binjakët dhe nuk i lë të qetë. Ose ndonjë udhëtim nuk shkon ashtu siç duhet, nuk bëhet takimi i duhur.

Gaforrja – 3 yje

Gaforret janë të favorizuara, por do kenë kujdes sepse do marrin pjesë direkt në kundërshtimin Afërditë në Peshore me Plutonin në Bricjap. Kujdes në çift, kujdes në marrëdhëniet familjare, por do investojnë shumë bukur në një marrëdhënie të ngrohtë familjare dhe do ngrohen, do ndezin atë zjarrin e tyre pasionant, qoftë edhe me erotizëm.

Luani – 4 yje

Pas shumë kohësh Luanët, e rimarrin veten sepse janë futur shumë planetë në Shigjetar dhe do udhëtojnë, do komunikojnë e do ndihen më të çliruar psikologjikisht. Do t’i shpëtojnë problematikave në çift dhe do fillojnë marrëdhënie e lidhje të reja pozitive.

Virgjëresha – 4 yje

Do shpenzojnë shumë para Virgjëreshat, por do t’i shpenzojnë për kauza të bukura, do blejnë gjëra të shtrenjta. Ndoshta do të investojnë edhe në dashuri më shumë, por do dalin, do gëzojnë dhe do shijojnë. Megjithatë, nga lekët mund të ngelen pak trokë kësaj radhe, por s’ka rëndësi, lekët shkojnë e vijnë.

Peshorja – 5 yje

E meritojnë! Kanë Afërditën në shenjën e tyre, kanë kaluar dallgë e tallaze, por besoj që lajmet dhe udhëtimet do t’i kenë të mira dhe do të sqarohen në jetën erotike njëherë e përgjithmonë nga një marrëdhënie e vështirë ose nga një përjetim i vështirë, që ka ndier si një lloj tradhtie. Por, besoj që nuk do jetë tradhti, do jetë ndonjë gjë tjetër.

Akrepi – 4 yje

Dalin më të çliruar Akrepët se shumë planetë në Shigjetar ju japin çlirim ekonomik, më pavarësi, më iniciative për të udhëtuar dhe për të kontaktuar e për të shpenzuar. Në dashuri ka një prapaskenë të fuqishme, por unë besoj se do ta kapërcejnë me sukses, megjithëse mund të ketë edhe ndonjë skandal të vogël, por nuk është i vështirë aq sa për t’u marrë në konsideratë.

Shigjetari – 5 yje

Është momenti i tyre! Është futur Dielli në Shigjetar, është Marsi në Shigjetar, Mërkuri në Shigjetar dhe më në fund Shigjetarët do çlirohen nga problematikat. Një tradhti në shoqëri ose në një marrëdhënie erotike, kujdes mos ta bëjnë vetë Shigjetarët sepse janë të prirur ta bëjnë vetë, por besoj se do ta kapërcejnë me sukses.

Bricjapi – 2 yje

Janë një nga shenjat që dhe këta do marrin pjesë në këto tradhtitë e fundvitit edhe të fund muajit, por besoj që le të tradhtojë edhe njëherë Bricjapi, pra le të bëhet nami. Sepse s’para futen në këto ujëra të ngatërruara, por të bëhet nami s’ka gjë, do ua falim.

Ujori – 4 yje

Janë me shumë planetë në Shigjetarë që do t’i ndihmojnë jashtë mase Ujorët në këtë periudhë. Të ecin, të komunikojnë, të udhëtojnë, të planifikojnë pushime dhe besoj se edhe në jetën erotike do kenë komunikime me jashtë vendit më shumë sesa me brenda vendit.

Peshqit – 2 yje

Patën një nëntor shumët të mirë, u kemi dhënë nga 5 yje. Besoj se tashmë do kenë më shumë interes për çështjet e karrierës dhe besoj se me karrierën do jenë ata që do luftojnë më shumë, por do jenë në luftë e sipër për punën.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock