Lidhja e Megi Pojanit dhe Endri Çekiçit është në qendër të vëmendjes prej më shumë sesa 1 viti. Ndonëse të dy protagonistët kanë zgjedhur mos ta pranojnë këtë romancë, duket se tashmë nuk ka më vend për aludime.
Ndërkohë që këtë verë, dyshja e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel. Futbollisti e ka kaluar gjithë verën në Tiranë, pranë partneres së tij, ku edhe ka shijuar ditët e pushimit me Megin, por edhe familjen e saj. Por, nisja e sezonit të ri, i ka gjetur sërish dy të rinjtë në një lidhje në distancë.
Nga personat e afërt të dyshes, kemi mësuar se në fakt kjo lidhje në distancë është shumë dramatike, pasi të shpeshta janë problemet e çiftit, kryesisht për xhelozi. Megjithatë, dy të rinjtë vijojnë me historinë e dashurisë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e shpeshta.
E nëse gjatë verës, çifti zgjodhi të pushojë së bashku, kjo gjë nuk ka ndodhur gjatë pushimeve të fundvitit. Ashtu si kemi parë në rrjetet sociale, dyshja ka publikuar foto nga nata e ndërrimit të viteve dhe mesa duket, nuk kanë qenë së bashku.
Moderatorja kishte zgjedhur që këto ditë festash të ishte pranë familjes së saj. Nga ana tjetër, edhe futbollisti kishte preferuar që të shijonte mbrëmjen me familjen e tij, larg partneres.
Natyrisht që kjo zgjedhje, mund të jetë një vendim i dyshes për të shijuar më shumë kohën mes familjes së tyre, por mund të na tregojë edhe një moment krize mes këtij çifti, që shpesh herë kanë pasur ulje dhe ngritjet e veta. Nëse i rikthehemi fotove të verës, Endri dukej se ishte me familjen e Megit, për të shijuar ditët e nxehta, por muaj më pas, zgjedhja nuk ka qenë e njëjta.
Nga ana tjetër vetë Megi, nuk ka publikuar asnjë foto që të lë të kuptosh se ka qenë prezente mes miqve apo familjarëve të Endrit. Vitin e shkuar, të shpeshta kanë qenë udhëtimet e moderatores drejt Turqisë, ku edhe takohej me partnerin e tij.
Ndërsa këtë sezon, ndoshta prej ngarkesës, apo ndoshta për shkak të konflikteve të herë pas hershme, Megi ka zgjedhur mos të udhëtojë aq shpesh drejt Turqisë, ku sërish Endri luan futboll. Dyshja ka zgjedhur që ti ketë takimet edhe më të rralla, duke u fokusuar si prioritet tek karrierat e tyre.