fbpx
Ad imageAd image

Krist Aliaj flet për të dashurën: Jemi në një marrëdhënie në distancë, ajo jeton në Londër

Blloku min lexim

Krist Aliaj ka folur më shumë për të dashurën e tij dhe lidhjen e tyre. Kristi tha në emisionin ‘Rudina’ se lidhja e tyre është në distancë, pasi e dashura e tij jeton dhe studion në Londër. Ai shtoi se do të bashkohen së shpejti, ndërsa theksoi se po krijojnë njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

- Advertisement -

Rudina Magjistari: Unë ju bëj shumë urime të dyve.

Kristi Aliaj Dragot: Shumë faleminderit!

- Advertisement -

Rudina Magjistari: Merret me art edhe ajo? Ka lidhje me artin?

Kristi Aliaj Dragot: Ajo është e botës së artit, po. Ajo është më shumë nga ana kuratoriale, ka qejf të shkruajë tekste. Ka qejf të mendojë, të kritikojë, të bëjë artin. Domethënë, është ana tjetër e medaljes.

- Advertisement -

Rudina Magjistari: Sa kohë u bëtë që jeni bashkë?

Kristi Aliaj Dragot: Ne tani kemi që në Korrik. U bë pak, ka kaluar shumë shpejt. Ajo vera njëherë, ishte kështu, e frikshme e shpejt. Edhe jemi në “long distance” (marrëdhënie në distancë), jetojmë në dy qytete të ndryshme.

Rudina Magjistari: Pse, është ajo që nuk jeton në Tiranë?

Kristi Aliaj Dragot: Jeton në Londër. Jeton dhe studion në Londër. Se unë jam Kristi i Tiranës.

Rudina Magjistari: Për momentin po, je i vendosur këtu.

Kristi Aliaj Dragot: Për momentin po, edhe…

Robert Aliaj Dragot: Shkon ky, vjen ajo, shkon ky, derisa të…

Rudina Magjistari: Kështu që do të jetë një lidhje në distancë për disa kohë.

Kristi Aliaj Dragot: Po, kur është lidhje me fondament të fortë edhe mbijeton.

Rudina Magjistari: Më dukesh shumë i bindur në këtë lidhje. Më duket sikur e ke gjetur njeriun tënd.

Kristi Aliaj Dragot: Jam shumë i bindur. Shiko, nuk është edhe gjetje, është edhe… ti e krijon njeriun tënd. E krijon me mundim, me biseda shumë intime, të thella. Kështu që ne po krijojmë njeriun e duhur.

Rudina Magjistari: Po krijoni njëri-tjetrin?

Kristi Aliaj Dragot: Absolutisht, po!

Rudina Magjistari: Unë uroj që t’ju shkojë sa më mbarë dhe të jetë gjithmonë plot me dashuri.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock