Përveç momenteve të bukura dhe asaj pamjes së bukur fizike që në shohim në ekran, konkurrentët e Love Island kanë dhe jetën e tyre jashtë, që në fakt jo gjithmonë është e bukur..
Xhoana e Love Island ka ardhur me një rrëfim rrëqethës mes lotësh. Ajo tregoi se jeta e saj nuk ka qenë kaq e lehtë dhe e bukur sa mund të perceptohet.
“Kam pasur një fëmijëri të bukur kam qenë fëmijë i lumtur. Adoleshenca nuk ka qenë aq e mirë sepse kam pasur shumë dhunë në familje. Kam ecur vetëm edhe pse jam kaq e vogël, kam kaluar një traum tjetër dhe prap jam e fortë”, ka treguar ajo.
Stivi dhe Arlindi u prekën nga kjo deklaratë e Xhoanës për jetën dhe vështirësitë e saj. Ata i qëndruan afër duke i dhënë kurajo që ka një karakter shumë të fortë.
Kujtojmë se Xhoana dhe Arlindi që në fillime të tyre kanë shprehur pëlqim për njëri tjetrin dhe pak ditë më parë kishte dhe puthje mes tyre.