Kjo është receta më e vjetër e përgatitjes së qofteve më të mira që keni ngrënë ndonjëherë. Duhen vetëm 20 minuta për t’i gatuar.
Përbërësit: 60 gr thërrime buke, 60 ml qumësht, 600 gr mish i girë viçi, 1 vezë, 30 gr djathë kaçkavall, Pak arrëmyshk, 1 lugë gjelle majdanoz, 1 lugë gjelle nenexhik, Vaj, Kripë Piperi zi.
Përgatitja: Shtoni thërrimet e bukës në një tas mesatar sëbashku me qumështin dhe lërini për 10 minuta, derisa buka të përthithë gjithë qumështin. Më pas shtoni në të mishin e viçit.
Hidhni vezën, djathin e grirë, arrëmyshkun, majdanozin dhe nenexhikun e copëtuar. Spërkatini me pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit që të përftoni një masë homogjene.
Më pas merrni nga masa e përgatitur dhe formoni qoftet në formën që dëshironi. Vendosni një tigan me vaj dhe renditni qoftet në të.