fbpx
Ad imageAd image

Kjo është një nga simptomat e skizofrenisë që mund të shfaqet disa vite përpara diagnozës!

Blloku min lexim

Skizofrenia konsiderohet një çrregullim serioz psikiatrik që përkeqësohet me kalimin e kohës. Pacientët më së shpeshti përjetojnë dëmtime të rënda funksionale, humbje të aftësisë për punë, pamundësi për të jetuar në mënyrë të pavarur, funksionim të dëmtuar social dhe izolim nga shoqëria. Por, nëse skizofrenia zbulohet herët, kjo mund të lehtësojë ndjeshëm funksionimin e përditshëm të personit të prekur.

Sipas klinikës Mayo, ka disa simptoma që mund të tregojnë se një person vuan nga skizofrenia, por njëra konsiderohet si shenja e parë paralajmëruese, sepse zakonisht shfaqet disa vite para diagnozës përfundimtare. Bëhet fjalë për pagjumësinë. Mjekët shpjegojnë se problemet e gjumit si pagjumësia ose zgjimi i vazhdueshëm gjatë natës i paraprijnë të gjitha simptomave të tjera të skizofrenisë, megjithëse shumë njerëz i injorojnë ato për vite me radhë.

- Advertisement -

Simptoma të tjera përfshijnë ndryshime të papritura dhe të pashpjegueshme të humorit, halucinacione të pazakonta dhe humbje të motivimit. Simptomat mund të ndryshojnë nme kalimin e kohës. Po kështu, disa simptoma mund të jenë gjithmonë të pranishme, ndërsa të tjerat mund të mos shfaqen kurrë. Tek meshkujt, simptomat e skizofrenisë zakonisht fillojnë në fillim deri në mes të të 20-tave, ndërsa tek gratë simptomat e para zakonisht shfaqen në fund të të 20-tave.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock