E ftuar ne “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Kim Kardashian ka folur për jetën e saj private dhe përpjekjen e fëmijëve që t’i gjejnë një partner.
“Çfarë po ndodh me jetën tënde sentimentale?”, e pyeti Jimmy.
“Oh, mendova se po flisje për një skenë dashurie në një shfaqje”, u përgjigj Kim duke shkaktuar të qeshura në mesin e publikut në New York City.
Është shumë qesharake sepse fëmijët e mi përpiqen të më gjejnë një partner, sikur janë të gatshëm tani, por unë nuk jam”, tha Kim, e cila ka katër fëmijë: North, 11 vjeçe, Saint, tetë vjeç, Chicago, gjashtë vjeçe dhe Psalm, pesë vjeç, me ish-bashkëshortin Kanye Ë est, 47 vjeç.
“Ata janë shumë të veçantë, si p.sh. vijnë në shtëpi dhe bëjnë lista. Saint dëshiron që të jem me ndonjë lojtar basketbolli ose futbolli. Dhe unë i them ‘Sikur ta dije’”. tha Kim
“Disa nga fëmijët e mi duan që të jem me ‘streamers’. Kanë bërë lista dhe përpiqen fshehurazi të më gjejnë një partner. Dhe unë u them, ‘Fëmijë, kjo thjesht nuk është ajo që dua tani’”, thotë ajo.