Lidhja e North West me të dashurën e babait të saj, Bianca Censori ka filluar ta shqetësojë paksa nënën e saj, Kim Kardashian. North u pa e përqafuar me Censorin ndërsa po ndalonin në një kinema në Los Angeles.
Arkitektja 29-vjeçare me origjinë australiane iu bashkua 11-vjeçares, si dhe partnerit të saj, Kanye West, për të parë filmin e ri të Marvel, “Deadpool & Wolverine”.
North dhe Bianca u panë duke qëndruar pranë njëra-tjetrës përpara se të fillonte filmi, dhe në një moment, Censori mbështjell krahët e saj me dashuri rreth saj, shkruan .
Pranë tyre ka qëndruar edhe reperi, teksa blenë bileta në hollin kryesor të teatrit. Kim e shqetësuar ka nisur terapinë për të ndihmuar në përballimin e vështirësive të saj për prindërimin e katër fëmijëve që ajo ka me ish-in e saj Kanye: North, Saint Chicago dhe Psalm.