Kiara Tito duket se është bërë nostalgjike për periudhën kur ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”.
Së fundmi ajo ka shpërndarë në InstaStory një postim të një “fanpage”, në të cilën shihet një letër dedikuar partnerit të saj, Luiz Ejlli.
“Per Luin tim! Perpara se te behesha pjese e ketij spektakli kisha nje periudhe qe ndihesha e perhumbur dhe isha bere me keq se akulli persa i perket ndjenjave. Sa here qe gocat me pyesnin a je e dashuruar ose a do dashurosh me, perpiqesha ti shmangesha pergjigjjeve. Sepse realisht nuk e besoja qe do mundesha nje dite serish te dashuroja dhe te ndihesha e gjalle”, thuhet në letrën që Kiara e shkroi asokohe, por që nuk u shfaq asnjëherë nga produksioni.