fbpx
Ad imageAd image

Këto janë 4 llojet e çajrave më të mirë për të larguar toksinat nga trupi juaj

Blloku min lexim

Çajrat mund të ndihmojnë në largimin e toksinave nga trupi dhe në të njëtën kohë të ndihmojnë trupin me lëndë ushqyese dhe të përmirësojnë tretjen. Ekspertët sugjerojnë konsumin e çajit të ngrohtë, sepse ai mund të ndihmojë në nxitjen e sistemit tretës dhe në lëvizjen e zorrëve duke përshpejtuar procesin e largimit të toksinave nga trupi.

Nga ana tjetër ekspertët mendojnë se çaji i ftohtë me akull, mund të ngadalësojë tretjen duke tkurrur enët e gjakut që rrethojnë stomakun.

- Advertisement -

Duke u bazuar në këshillat e nutricionistëve, ja disa sugjerime për çajrat më të mirë për të larguar toksinat nga trupi juaj:

Çaji me farat e finokut

- Advertisement -

Ky çaj është përdorur në mënyrë terapeutike, për të stimuluar oreksin dhe funksionin e tretjes.

Ai mund të lehtësojë kapsllëkun duke relaksuar muskujt e zorrëve dhe duke ndihmuar trupin tuaj në nxjerrjen e toksinave jashtë sistemit.

- Advertisement -

Duke pasur parasysh këtë, ju mund të filloni me një filxhan në ditë për të kuptuar se si zorrët tuaja do të reagojnë.

Përveç kësaj, studimet tregojnë se ky çaj ka veti antioksiduese dhe ndihmon në pastrimin e veshkave dhe mëlçisë.

Përvec farave të finokut, xhenxhefili, turmeriku dhe kanella janë të gjitha erëza që mund t’ju ndihmojnë.

Mjafton të shtoni në ujin e vluar, 1/4 lugë çaji me ndonjë ose me të gjitha erëzat e lartpërmendura.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO