Teksa Roza ka qenë duke rrëfyer një nga momentet më tronditëse të jetës së saj, kur kishte marrë vendimin për të kryer abortin zilja e shtëpisë ka rënë.
Aktorja e njohur Rita Lati, nëna e Rozës është futur brenda shtëpisë për të surprizuar vajzën e saj. Roza ka shpërthyer në lot, ndërkohë që dyshja janë përpërqafuar.
“E vogal mamit ti, kapedania e mamit ti, jeta ime ti, shpirti i mamit mos më bëj të qaj. Je shumë mirë”, dëgjohet t’i thotë Rita, Rozës. Rita gjithashtu i ka dhënë një këshillë të vyer Rozës lidhur me mëmësinë dhe për të ardhmen kur do të vendosë për të bërë një fëmijë.

 
			 
                                 
                             