fbpx
Ad imageAd image

Keni dyshime për dashurinë dhe punën, horoskopi sot

Blloku min lexim

Dashi:

Jeni të rënduar si fizikisht ashtu edhe mendërisht dhe kjo ju çon në debat. Ka tensione që mund të çojnë në debate si në vendin e punës ashtu edhe në sferën private. Mundohuni të shmangni provokimet.

- Advertisement -

Demi:

Ju dëshironi të bëni një ndryshim në jetën tuaj. Dhe tani, yjet i favorizojnë ndryshimet: lëvizjet në qytete të tjera, ose punë të tjera, detyra të tjera, mjedise të tjera. Në dashuri gjithashtu mund të lindin situata interesante.

- Advertisement -

Binjakët:

Yjet do të jenë në anën tuaj kur bëhet fjalë për ndjenjat dhe dashurinë: takimet, marrëdhëniet dhe emocionet janë të favorizuara. Përfitoni për të organizuar diçka të bukur, qoftë dhe thjesht për të dalë nga shtëpia.

- Advertisement -

Gaforrja:

Ka ende disa probleme për t’u zgjidhur, dhe me siguri po ju kthehen në bumerang: ndoshta çështje shëndeti, mos vallë keni dhimbje stomaku ose një siklet të përgjithshëm. Mundohuni të kaloni një ditë relaksuese.

Luani:

Do të jetë një ditë e shkëlqyer për ndjenjat kjo e enjte 28, si në dashuri ashtu edhe në familje. Ju duhet të përfitoni nga kjo periudhë e fundit për të bërë zgjedhje në lidhje me punën.

Virgjëresha:

Jeni të mbrojtur nga yjet si në dashuri ashtu edhe në jetën tuaj profesionale. Thjesht përpiquni të qëndroni më të qetë dhe të shmangni atë axhitim që është një tipar i vazhdueshëm i jetës suaj.

Peshorja:

Yjet po ju shkelin syrin. Për sa i përket dashurisë, gjërat po shkojnë mirë dhe ata që janë vetëm mund të gjejnë personin e duhur: thjesht dilni dhe hidhni sytë përreth.

Akrepi:

Ditë kushtuar rregullimit të shtëpisë, kjo e enjte 28 shtator: ka diçka tek ju: nëse shihni çdo gjë në rregull përreth jush, ju duket se ndiheni mirë edhe nga brenda.

Shigjetari:

Do të keni Merkurin, Venusin, Diellin dhe Hënën të favorshme dhe të gjitha këto, ju japin forcë të madhe. Dielli mund t’ju ndihmojë edhe në marrëdhëniet me të tjerët, nëse keni nevojë të rikuperoni një ndjenjë, një miqësi, një kontakt. Shumë emocione ju presin.

Bricjapi:

Një ditë pozitive kjo e enjte 28, por në të njëjtën kohë ndjeheni shumë të mendueshëm sepse po pyesni veten nëse po bëni zgjedhjet e duhura si në dashuri ashtu edhe në punë. Përqendrohuni në një projekt, merruni me të.

Ujori:

Kjo e enjte duket të jetë një ditë për t’iu përkushtuar ndjenjave. Ju doni të ecni me parimin se duhet të ketë besim të ndërsjellë, pa detyruar njëri-tjetrin dhe pa justifikime. Vetëm në këtë mënyrë mund të vazhdoni një marrëdhënie dhe të jeni në dispozicion për të dhuruar dashuri.

Peshqit:

Jeni gati të filloni një fazë rikuperimi që do të vazhdojë që tani dhe përgjatë gjithë vitit të ardhshëm. Ju presin shumë suksese profesionale. Tashmë në ditët në vijim do të keni ndryshimet e para pozitive.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock