fbpx
Ad imageAd image

Keni dëgjuar për karkanaqet gjirokastrite? Ja receta e kësaj ëmbëlsire tradicionale

Blloku min lexim

Sot do t’ju tregojmë një recetë tradicionale gjirokastrite. Receta e karkanaqeve është një recetë shume e vjetër në qytetin e gurtë dhe zonat përreth tij. Janë shumë të ngjashme me ballokumet dhe me gurabijet, por me një shije pak të ndryshme.

Karkanaqet janë përdorur gjithmonë si ëmbëlsira e të dielave në Gjirokastër ku fëmijët merrnin biskotat e shkrifëta nëpër duar dhe rendnin nëpër sokakët e gurtë duke luajtur. Por ju mund të shoqëroni kafen në mëngjes ose një gotë qumësht apo çaj në verandën e shtëpisë tuaj.

- Advertisement -

Përbërësit:

550-600 gr miell i zakonshëm

- Advertisement -

200 gramë gjalpë

200 gr sheqer

- Advertisement -

2 kokrra vezë dhe një e verdhë veze për t’i lyer

2 lugë kafeje me pluhur pjekës

1 bustinë vanilje

1 majë lugë kafeje me kripë

Përgatitja:

Sitim miellin dhe e përziejmë me pluhurin pjekës, me kripën dhe vaniljen.

Vendosim në një tas tjetër ose në mikser gjalpin dhe sheqerin dhe i rrahim mirë deri sa të shkrijë sheqeri dhe të zbardhet masa. Shtojmë vezët një nga një dhe vazhdojmë rrahjen edhe për 2 minuta.

Këtë përzierje e shtojmë dalëngadalë tek mielli duke e punuar me dorë, shikojmë të përftojmë një brumë të butë, jo të fortë i cili nuk ngjitet në duar. Në rast se ngjit, shtojmë shumë pak miell të situr. Nxehim furrën në temperaturën 180 gradë.

Në një llamarinë të furrës shtrojmë letër që nuk ngjit, marrim copa të vogla nga brumi sa një kokërr arre dhe u japim forma tip gërsheti ose të rrumbullakta, i vendosim në llamarinë dy gishta larg njëra-tjetrës pasi fryhen gjatë pjekjes. I lyejmë me furçë me të verdhën e vezës dhe i vendosim në furrën e nxehur që më parë në temperaturën 180 gradë për 18-20 minuta.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock