fbpx
Ad imageAd image

Këngëtarja Maya merr urdhër mbrojtje: Më ka rrahur burri

Blloku min lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maya Aliçkaj, është pajisur pak ditë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj. Maja, me emrin zyrtar Fatbardha Ulbirch dhe bashkëshorti i saj Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), duket se kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri tjetrin, ndërsa më herët kanë qenë pjesë e disa daljeve televizive, ku reklamonin shtëpinë e tyre në periferi të Tiranës.

Shuaipi urdhërohet me vendim gjykate, që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit. Po ashtu bashkëshorti i këngëtares, duhet të bëhet pjesë e programeve të rehabilitimit kundër dhunës në familje. Nuk përjashtohet mundësia, që kjo lëvizje nga ana e këngëtares, mund të jetë bërë për konflikte mbi pasurinë që çifti ka pasur. Përveç vilës në Mullet, Maja dhe bashkëshorti i saj kanë edhe dy vila në zonën e Rolling Hills.

- Advertisement -

Në një intervistë të dhënë 6 vite më parë, për vilën, këngëtarja ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshortin e saj dhe për arredimin e vilës.

“Kam marrë një kohë të gjatë ndërtimi i vilës, e kemi ndërtuar ngadalë, për shumë arsye, se jemi marrë dhe me shumë punë të tjera. Nuk e kemi mbaruar me sesbën. Tamam tamam është punuar një vit e 6 muaj. Gjithçka është bërë me të vërtetë shumë cilësore. Duhet të jetë çdo gjë perfekt. Merrja unë tërë natën në internet, por me të parë dhe të bërë janë larg, e shihte dhe Beni dhe thoshte nuk bëhej dot. Në përgjithësi unë them iku treni, duhet të bëhet, kemi pasur shumë pak debate për pjesën e shijeve, u harxhua shumë këtu, u harxhua shumë atje”, shprehej Maja, në intervistën për Magjistarin.

- Advertisement -

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock