fbpx
Ad imageAd image

Këngëtarja e njohur flet për herë të parë për dy fëmijët me autizëm

Blloku min lexim

Këngëtarja dhe kantautorja kosovare Arta Bajrami e cila për vite me radhë ka dhuruar hite me zërin e saj magjik, padyshim solli edhe një frymë moderne për publikun shqiptar me baladat por edhe stilin HipHop apo R&B.

Së fundmi artistja ka dhënë një intervistë ku ka folur për karrierën e saj si dhe për jetën private. Ajo ka treguar se është nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali dhe që është pafundësisht e lumtur me familjen e saj.

- Advertisement -

Arta ka zbuluar për herë të parë për publikun se dy fëmijët e saj më të vegjël Ideal Morris dhe Elektra, i përkasin spektrit të autizmit.

“Dua të tregoj një të vërtetë, sepse po e kam një fare ngushtimi kështu që po ballafaqohem në përditshmëri. Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë, u kemi ndenjur mbrapa bashkë me bashkëshortin”, ka rrëfyer ajo në emision.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock