fbpx
Ad imageAd image

Këndoi shqip në “American Idol”, Kimi vendos të largohet papritur nga gara

Blloku min lexim

I riu nga Kosova, Kimi ka vendosur që të mos jetë më pjesë e spektaklit ‘American Idol’. Ai kaloi fazën e parë të programit dhe ishte gati për të vazhduar garën, por duket se diçka i ka ndodhur dhe ka vendosur që të mos e çojë deri në fund rrugëtimin. Lajmin e largimit e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.

Dua t’ju bëj të ditur se nuk do të performoj në javën e Hollivudit. I jam shumë mirënjohës “American Idol” që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota. Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi qëndroni të gati pasi ky është vetëm fillimi. Shumë gjëra të tjera do prisni Kim. Ju dua të gjithëve”,shkruan ai. 

- Advertisement -

Djaloshi shqiptar nga Kosova me emrin Kimi u bë viral në rrjete sociale, Kimi tregon se e ëma u sëmur me sklerozë fill pasi e solli në jetë, në një kohë kur Kosova ishte në luftë. Ai konkuroi me dy këngë, njëra prej të cilave ishte shqiptare dhe arriti të marrë biletën e artë për të vazhduar garën nga Katy Perry, Luke Bryan dhe Lionel Richie. Gjatë audicionit, tre antarët e jurisë folën virtualisht edhe me nënën e Kimit, e cila ndoqi performancën live.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO