fbpx
Ad imageAd image

“Kam fjetur me shokun tim të ngushtë, im shoq është në dijeni”/ Habit gazetarja sportive

Blloku min lexim

Gazetarja sportive, Pejana Elezi ka folur për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, kompozitorin Kledi Bahiti, me të cilin ka edhe një djalë.Gazetarja ka rrëfyer se pavarësisht se është e martuar, Kledi Bahiti nuk i ka ndërhyrë në miqësitë e saj dhe se nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me ta.

Madje zbuloi se kur ikën me pushime fle në një dhomë me shokun e saj të ngushtë, duke shtuar se “jemi si motër e vëlla”. Gazetarja rrëfeu se kompozitori është në dijeni të gjithçkaje pasi nuk i fsheh asgjë. Njësoj si ajo, edhe ai e ka prezantuar me mikeshat e tij.

- Advertisement -

Unë me shokun tim të ngushtë kur iknim për pushime flinim gjithmonë të dy se merrnim një shtëpi, ishim 4-5 veta dhe ishim gjithmonë unë dhe ai, flinim të dy në një dhomë me njëri-tjetrin saqë shumica e njerëzve nuk e konceptonin dot këtë gjë, edhe partnerët, e dashura që kishte ai në atë kohë etj.Nuk ka pse të bëhet sepse ishim si motër e vëlla dhe vazhdojmë jemi si motër e vëlla, domethënë njerëz që njohim familjet e njëri-tjetrit, dimë çdo problem, çdo hall, kemi qenë aty për njëri-tjetrin”, u shpreh Pejana Elezi.

Gazetarja ka treguar se Kledi Bahiti ka qëndruar tek shtëpia e Bleona Qeretit për 2 javë, por theksoi se s’është xheloze.

- Advertisement -

Kledi është jashtë vendit dhe Kledi ka ndenjur për 2 javë në shtëpi te prindërit e Bleona Qeretit për shembull. Ishte gjithë kohës, kishte dalë me Bleonën, po hante darkë me Bleonën, hanin drekë të dy, ishin gjithë kohës me njëri-tjetrin. Mund të ketë gra që mund të bëhen xheloze për këtë pjesën, unë s’e kam”, tregoi ajo.

Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock