Në Big Brother Vip Kosova situata ka agravuar shpesh në debate të forta dhe ofenime.
Por atmsofera sa vjen dhe rëndohet. Spektakli i sotëm ka nisur me një video të një momenti aspak të këndshëm që ka ndodhur në shtëpinë e famshme.
Incidenti ka ndodhur në lavanderi dhe ka vazhduar në banjo, ku Ganiu dhe Shqipja kanë qenë të përfshirë në një debat që ka degraduar në një konfrontim fizik.
Ganiu e cilësoi veprimin si të papranueshëm duke pretenduar se ka pranuar edhe goditje gjatë përplasjes. Në anën tjetër, Shqipja, e cila ka kaluar disa momente të vështira brenda dhomës së rrëfimeve, ka shpërthyer në lot duke u shprehur se nuk dëshiron të afrohet më fare nga Ganiu.