Është krejtësisht normale që dikush të pendohet për tatuazh një ose dy ditë pas kryerjes së tij. Por vajza në video e mori vesh ca kuptimi kishte një tatuazh ananas 2 javë pasi e kishte përfunduar atë dhe mbeti e shtangur.
Brittany Lewin, nga SHBA, poston rregullisht për jetën e saj të përditshme në platformë dhe ka mbi 1.6 milionë pëlqime. Dhe një veçori në shumë video të saj është tatuazhi i ananasit në parakrahun e saj.
Ndërsa shumë shikues janë mësuar ta shohin atë, disa kanë vënë në dukje kuptimin tjetër të tij. Për disa, një ananas nuk është një ananas.
Në një video të postuar në kanalin e saj vitin e kaluar, ajo shpjegoi se sa e tmerruar ishte pasi zbuloi se ananasi ‘përmbys’, i cili bëhet kur lëviz krahun, është një sinjal sekret seksual.
“Mendoja se ananasi shprehte mikpritje”, u shpreh ajo, madje edhe shumë komentues nuk e dinin këtë sekret.