Ironitë mes ish-banorëve të “Big Brother Vip Albania” vijojnë edhe jashtë shtëpisë.
Finalisti i edicionit të fundit, Jul Deda, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Arena”. Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola Doçi nuk i kurseu pyetjet as për Big Brotherin, ku Juli doli në vendin e dytë pas Egla Cenos që rrëmbeu fitoren.
I pyetur nëse e ka takuar Romeon që pas daljes nga BBV, Juli tha me ironi se e ka kërkuar ‘te emisoni i të humburve’, ndërsa shtoi se e ka telefonuar por i ka dalë i fikur.

 
			 
                                 
                             