fbpx
Ad imageAd image

Jori Delli tregon njohjen me Fred de Palma: Më ngacmoi para të dashurit, shkoi keq puna

Blloku min lexim

 Modelja e njohur shqiptare, e cila vjet ishte dhe pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, ka zbuluar më shumë detaje lidhur me njohjen me të dashurin e saj, këngëtarin e njohur italian, Fred de Palma. Në një intervistë të dhënë për “Pushime on Top”, Jori ka treguar se për herë të parë është njohur me këngëtarin në një klub, ku ajo kishte shkuar me të dashurin e saj. Por pasi De Palma e kishte ngacmuar, kishte nisur një përplasje mes tij dhe të dashurit të Dellit. Madje, sipas saj, gjërat përfunduan keq! 

E kështu, u takuan disa vite më vonë për një videoklip derisa 2 vite më parë një mesazh në Instagram, u ndryshoi jetën të dyve dhe nisën historinë e tyre. Tashmë, në një lidhje të konsoliduar, modelja rrëfen se është shumë e dashuruar. 

- Advertisement -

Ne kemi 7 vite që jemi njohur. Nuk e them dot komplet, kam qenë e dashuruar me një ishin tim. Mund t’ja them edhe emrin, Simone, jetonim në Torino. Kishte ardhur në një klub, unë isha me të dashurin tim të momentit. Në një moment isha sikur po ecja vetëm. Dhe ai i thotë pronarit “kush është ajo?”, edhe pronari i thotë “është e dashura e shokut tim”. Janë zënë është bërë një çështje pak kështu…për zotin nuk po gënjej. Të nesërmen i kërkoi falje atij, i tha “më fal se nuk e dija që ishte e dashura jote”.

Mua më shkruan pastaj dhe iu përgjigja shumë keq. Nuk më pëlqente fare. Pas disa vitesh, më vjen agjencia ime në Milano dhe më thotë Jori është për t’u bërë një videoklip për Fred de Palma. Ai ishte i dashuruar atë periudhë, edhe unë isha e lidhur. Për videoklipin mund të kemi folur 10 fjalë. Pastaj, 2 vitet e kaluara, unë isha single, ishte fundi i verës dhe më shkruan në Instagram. Unë nuk përgjigjem ndonjëherë. Kisha një si neveri për këta të famshmit. Por që kurrë mos thuaj kurrë. Isha duke ndenjur kot dhe filluam folëm dhe më kapi shumë mirë muhabeti. Fred de Palma është personazh, Federico është tjetër njeri. Jemi të dashuruar shumë. S’kam marrë akoma asnjë unazë. Ka filluar të jetë shumë xheloz,”-tregon Jori Delli

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO