Së fundmi ‘Maestron’ e shohim edhe si kërcimtar dhe konkurrent për të fituar sfidën e kërcimit në formatin “Dancing with the stars”. Deri më tani ish-banori i Big Brother ka pasur performanca mjaft të mira ku është vlerësuar mirë nga juria.
E teksa provat e formatit kërkojnë impenjim total dhe përqendrim maksimal, balerina e cila e ndihmon Maestron duket se ka zbuluar mënyrën për ta bërë Maestron të duket i përqendruar dhe i sertë, qëndrim ky që i nevojitet koreografisë që dyshja po përgatisnin.
Por situata ka dal pak jashtë kontrolli pasi Kllogjeri ka reaguar mjaftë ashpër ndaj balerinës e cila i ka përmendur Luiz Ejllin me të cilin Maestro cilësohet si kundërshtarë. Sakaq, deklarata e cila e ka acaruar Armaldon ishte ajo kur ajo i tha se ësh i ‘dashuruar me Luizin”.
“Big Brotheri ka mbaruar po fillon tjetri ai akoma vazhdon është i dashuruar por nuk e pranon me një individ aty që fitoi“, tha ajo.
Tenori duket se nuk e ka pritur shumë mirë ‘shakanë’ që balerina bëri duke iu drejtuar ashpër, madje ka kërkuar që të ndërpres provat
“Kush je ti që flet për mua njëherë, çfarë shakash janë këto në sy të publikut. Po ik leje fare me gjithë balet e me gjithë lesh. Të dalësh të thuash ato fjalë është fundi i botës më kupton“, u shpreh ai.